Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Brighton bën “poker”, Tottenham bie në “Amex Stadium”

Brighton bën “poker” ndaj Tottenham në javën e 19-të të Premier League, me sfidën e luajtur në “Amex Stadium” që u mbyll me rezultatin 4-2.

Ndeshja foli më shumë për “pulëbardhat”, të cilat gjetën avantazhin në minutën e 11’, me Hinshelwood që zhbllokoi sfidën pas asistit të dhuruar nga Joao Pedro.

Më tej, Brighton fitoi penallti, që u ekzekutua nga Joao Pedro, i cili shënoi golin e dytë për skuadrën e tij.

Në minutën e 63’ Estupinan realizoi një perlë të vërtetë dhe thelloi avantazhin për skuadrën e De Zerbit.

Brighton fitoi penallti edhe në fraksionin e dytë, me Jooa Pedro që e dërgoi topin në fundin e rrjetës në minutën e 76’.

Tottenham provoi të reagojë, me Veliz që shënoi golin e parë për “Spurs” në minutën e 81’, teksa Davies realizoi golin e dytë për skuadrën e Postecoglou në minutën e 86’.

Në fund takimi u mbyll me rezultatin 4-2, me Brighton që renditet në vend të tetë me 30 pikë, teksa Tottenham në vend të pestë me 36 pikë.

 

Brighton-Tottenham (4-2)

Java e 19-të, Premier League

86′-Gooool! Davies realizon golin e dytë për skuadrën e Postecoglou, pas asistit të Porro. 

81′-Gooool! Tottenham gjen golin e parë, pas asistit të Son, Veliz e dërgon topin në rrjetë. 

76’-Gooool! Joao Pedro shënon golin e dytë nga penalltia, Brighton bën “poker”.

64’-Gooool!  Estupinan realizon me një super goditje dhe i jep golin e tretë Brighton-it. 

23′-Goool! Joao Pedro merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe e dërgon topin në fundin e rrjetës, duke dyfishuar avantazhin e Brighton.

 

11’-Goool! Hinshelwood gjen rrugën drejt rrjetës pas asistit të Joao Pedro dhe u jep avantazhin vendasve.

Formacionet zyrtare:

Lexo edhe:

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....