Premier League

VIDEO/ Broja “bën lëmsh” mbrojtjen e Arsenalit, por nuk ia del të shënojë

Për të gjetur golin e fundit në kampionatin anglez të Armando Brojës, duhet të kthehesh pas deri më 9 shkurt, kur sulmuesi shënonte në portën e Tottenhamit, ndërsa që atëherë, pavarësisht se ka luajtur jo pak, nuk ia ka dalë të dërgojë topin në rrjetë.

Pas mungesës në sfidën e javës së kaluar ndaj Chelseat për detyrime kontratore, Broja u rikthye titullar ndaj Arsenalit dhe qëndroi në fushë për plot 73 minuta, duke bërë një ndeshje të mirë, ndonëse nuk pati raste shënimi.

Për t’u mbajtur mend një shpërthim i tij në minutën e 6’, kur pasi mori një top në krah, hyri në zonë, duke “bërë lëmsh” mbrojtjen kundërshtare dhe provoi pasimin, por asnjë prej shokëve të skuadrës nuk dërgoi dot topin në rrjetë.

Në minutën e 56’ edhe një karton i verdhë për Brojën, që ndëshkohet kështu për herë të dytë këtë sezon, ndërsa në momentin e zëvendësimin nuk munguan as duartrokitjet e tifozërisë së Southamptonit.

Për kronikë, “Saints” ia dolën të triumfojnë 1-0 ndaj Arsenalit, falë golit të Bednarek, ndërsa vlen të theksohet se kjo ishte humbja e tretë radhazi për “topçinjtë” e Londrës, të cilët kanë komplikuar objektivin për një vend në zonën Champions.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency