Legjionarët

VIDEO/ Broja “çon peshë” publikun me shpërthimin e tij, sulmuesi përhap panik në prapavijën e Tottenham

Armando Broja nuk e nisi si titullar ndeshjen e Southampton ndaj Tottenham, megjithatë kjo nuk e ndaloi sulmuesin kuqezi të bëhej protagonist. I aktivizuar në minutën e 71 të sfidës në vend të Long, 20-vjeçari diti të krijonte panik në mbrojtjen e trajnerit Antonio Conte.

Rasti ideal erdhi në minutën e 91, teksa futbollisti i kombëtares me shpejtësinë e tij vendosi në alarm prapavijën e londinezëve ndërsa Dier nuk mundi të ruante hapin e Brojës.

Por, për fat të keq goditja e sulmuesit u ndal vetëm në momentin e fundit nga ana e Sanchez, i cili me një sparkatë e dërgoi sferën në goditje këndi. Gjithsesi, sërish Broja jep sinjale pozitive teksa është e disata ndeshje ku bëhet protagonist me ekipin e “Shenjtorëve”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency