Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

VIDEO/ Cagliari i “ngrin buzëqeshjen” Napolit, vendasit barazojnë në kohën shtesë

Cagliari i ngriu buzëqeshjen në frymën e fundit Napolit, duke marrë 1 pikë, nënjë ndeshje me shumë episode. Në pjesën e parë VAR i erdhi në ndihmë Napolit, teksa anuloi një autogol të Rrahmanit, ndërkohë që më pas napolitanët shënuan në pjesën e dytë me Osimhen.

Në fundin e ndeshjes, Politano humbi një mundësi flagrante, e atë çka nuk e kreu dot Napoli e realizuan vendasit.

Kur të gjithë menduan se ndeshja po shkote drejt fundit, Luvumbo arriti që të gjejë rrugën e rrjetës në kohën shtesë, duke i hequr fitoren Napolit në limitet e ndeshjes.

Një gol që ndezi festën në shkallët e stadiumit, me Cagliarin që shkon në kuotën e 20 pikëve po aq sa dhe Verona dhe Sassuolo. Napoli në krahun tjetër mbetet në vendin e 9-të me 37 pikë duke regjistruar ndeshjen e tretë radhazi pa fitore.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...