VIDEO/ Cana sjell trofeun në Air Albania, Roma nis festën në impiantin e kryeqytetit

Me rezultatin 1-0, Roma bëhet fituesja e parë në historinë e Conference League teksa verdhekuqtë iu falën një goli të Nicolo Zaniolos në minutën e 32-të për të mposhtur në stadiumin Air Albania, Feyenoord. Verdhekuqtë rikthehen të fitojnë një kompeticion europian pas vitit të largët 1961 teksa në atë kohë triumfonin në Kupën e Panairëve.
Gjithsesi, tashmë italianët mund t’i gëzohen trofeut më të ri që shtojnë në koleksion. Ndërkaq, ishte Lorik Cana që solli në fushë Kupën me legjendën e kombëtares që ishte edhe ambasadori i Conference League në këtë edicion, teksa në fund trofeu u ngrit lart me krenari nga kapiteni Lorenzo Pellegrini.
Roma ngre trofeun në Air Albania…
Cana sjell trofeun…
