Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Casemiro humb toruan, kap për fyti kundërshtarin

Casemiro humb toruan
Casemiro humb toruan

Casemiro humb toruan dhe lë Manchester United me 10 futbollistë për më tepër se 20 minuta në ndeshjen ndaj Crystal Palace.

Mesfushori brazilian reagoi ashpër në një moment tensioni dhe kapi për fyti mbrojtësin anglez Will Hughes, por ky gjest i kushtoi shtrenjtë.

Schlupp bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Anthony dhe Casemiro ishte i pari që shkoi për t’u sqaruar, por Hughes i doli para, duke ndezur debatin mes të dyve.

Duart në fytin e mesfushorit anglez i shpëtuan shikimit të arbitrit kryesor, por jo VAR-it, që sinjalizoi gjithçka, duke bërë që Casemiro të ndëshkohej me karton të kuq.

Mesfushori brazilian humb kështu mundësinë të luajë në takimin e radhës, atë ndaj Leeds United në “Old Trafford” mesjavën e ardhshme. Megjithatë gjesti i tij mund të jetë subjekt i organeve të tjera disiplinore dhe dënimi mund të zgjatet më shumë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...