Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Cavani gjen golat e parë në La Liga, Valencia merr një pikë në derbi

Dy golat e Edinson Cavanit nuk i mjaftuan Valencias të merrte pikët maksimale në derbin ndaj Elches së vendit të fundit. Skuadra e Gennaro Gattusos ngeci në një barazim 2-2 në “Mestalla”, sfidë ku “El Matador” realizoi golat e parë në La Liga.

Elche kaloi në avantazh në minutën e 29’ falë një penalltie të saktë të Pere Milla, ndërkohë që një tjetër penallti u akordua 12 minuta më vonë, këtë radhë për Valencian. Cavani nuk gaboi nga pika e bardhë, teksa në minutën e shtatë shtesë të pjesës së parë kaloi ekipin e tij në avantazh.

 

Bomberi uruguaian realizoi me kokë pas krosimit të portugezit Almeida, por skuadra udhëtuese evitoi humbjen me golin e shënuar në minutën e 65’. Sërish Pere Milla autori i golit, këtë radhë me kokë.

Valencia u hodh në sulm në kërkim të fitores, por Elche – ekipi i vetëm pa fitore në La Liga – u mbrojt mirë dhe siguroi një pikë me vlera në lidhje me objektivin mbijetesë. Ndërkohë, skuadra e Gattusos renditet në vend të shtatë me 14 pikë.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...