Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Çela debuton me fitore si trajner i Kastriotit, kampionët në krizë

Fillon mbarë viti 2022 për Kastriotin, që mposhti 2-0 Teutën në stadiumin e Kamzës pas tre viteve. Tre pikë jetike për ekipin krutan që po lufton për të qëndruar në Abissnet Superiore, teksa Emiliano Çela shijoi suksesin e parë si trajner në debutimin e tij te Kastrioti dhe në futbollin shqiptar.

Bedri Greca zhbllokoi takimin pas çerek ore lojë, duke qenë lojtari që realizon golin e parë për vitin 2022 në elitën e futbollit shqiptar. Kampionët në fuqi u shfaqën të pafuqishëm, ndërsa Spartak Ajazi vulosi triumfin e vendasve (72’), duke dërguar topin në rrjetë një minutë pasi u fut në fushë.

Fitorja e sotme është e dyta radhazi në shtëpi dhe e ka ngjitur Kastriotin e vendit të fundit në kuotën e 11 pikëve, ndërsa skuadra e Edi Martinit regjistroi disfatën e tretë radhazi dhe të gjashtën sezonale në kampionat, dhe renditet në vend të gjashtë me 18 pikë.

Kastrioti-Teuta 2-0 (Greca 15′, Ajazi 72′)

Kronika e ndeshjes: 

 83′ Teuta tenton të rihapë takimin. Gjuajtje potente e Rubin Hebajt, pritje e shkëlqyer e Edmir Salit.

 72′ Spartak Ajazi gjen golin një minutë pasi ishte futur në fushë. 2-0 për Kastriotin.

 63′ Goditje dënimi për Kastriotin. Provon Abaz Karakaçi, por largon topin mbrojtja e Teutës.

 45′ Sebino Plaku gjuan me kokë, pret pa probleme portieri Sali i Kastriotit.

 42′ Hussein dhe Hebaj kapen me njëri-tjetrin, arbitri i ndëshkon të dy lojtarët me karton të verdhë.

 15′ Kastrioti në avantazh. Bedri Greca lëviz bukur në krahun e majtë dhe dërgon topin në rrjetë. 1-0

1′ Nis ndeshja në Kamëz, Kastrioti pret Teutën

Formacionet:

Kastrioti(4-1-4-1): Sali, Neziri, A. Selmani, Hussein, Rami, Karakaçi, Greca, Hasani, Okebugwu, Kodra, Kaina.

Trajner: Emiljano Çela

Teuta(4-4-2): Qirko, Todorovski, Ivanovic, Aleksi, Kotobelli, E.Vila, Acquah, Daja, L.Vila, Plaku, Hebaj

Trajner: Edi Martini

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...