Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Ceremonia hapëse e finales së UECL, flet zyrtarja e UEFA-s: Emocionuese, çdo gjë po shkon shumë mirë

Finalja e UEFA Conference League që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj pritet të dhurojë spektakël! Të gjitha përgatitjet po shkojnë tashmë drejt fundit, teksa para rënies së bilbilit, është planifikuar edhe një ceremoni hapëse, ashtu sikurse çdo finale tjetër madhore europiane. Niki Edipidi, një nga zyrtaret e UEFA-s, përgjegjëse për pjesën e ceremonisë tregon për fshf.org se si po shkojnë provat me vullnetarët e siguruar nga FSHF për këtë finale, ku vetëm për këtë pjesë, do të angazhohen rreth 100 deri në 150 persona.

“I kemi nisur dje provat, me afërisht 100-150 vullnetarë të cilët janë nga Shqipëria. Po mësojmë me ngadalë koreografinë, lëvizjet dhe të gjithë janë shumë të lumtur. Kemi gjithashtu një skuadër me vendas, të cilët janë skuadra e prodhimit të materialeve dhe skuadra e produksionit, skuadra teknike, të cilët janë pjesë e skuadrës tonë. Po shkon çdo gjë shumë mirë dhe çdokush është shumë i emocionuar që është pjesë e kësaj gjëje. Duket vërtetë shumë emocionuese, pasi është një gjë që nuk ka ngjarë më parë. Është një eksperiencë që po e provojnë për herë të parë. Teksa na shohin ne që i japim kontributin tonë të krijimtarisë dhe më pas duke e miksuar me idetë e tyre, mendoj që është vërtetë një kombinim i këndshëm” – thotë për fshf.org, Niki Edipidi.

https://youtu.be/FenOt7FNSZ8

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...