Barcelonë arrin të marrë maksimumin e pikëve në “betejën” e “Wanda Metropolitanos”, kundër Atleticos së Madridit (0-1), që për atë që dha në fushë ndoshta meritonte diçka më shumë. Barcelona e mori epërsinë ndaj Atleticos në takimin më të rëndësishëm të javës së 16-të në LaLiga në minutën e 22-të.
Gjithçka lindi nga këmbët e Pedrit, që avancoi me finesë në qendër, duka pasur për Gavin, me këtë të fundit që mbrojti mirë topin, për të nxjerrë përballë portierit Dembelenë, që nuk gaboi 0-1.
Reagimi i “Los Colchoneros” pas pësimit të golit ishte i menjëhershëm, por nuk ishte dita e të besuarve të Simeones që topi të shkonte në rrjetë (vendësit iu afruan disa herë golit në fundin e pjesë së parë.
“Beteja” ishte e ashpër edhe gjatë fraksionit të dytë, me Barçën që u mbrojt me shumë forca, por pa mundur ta mbyllë ndeshjen me kundërsulmet e saj.
Pati nervozizëm në minutat shtesë, me Savic dhe Ferran Torrës të ndëshuar të dy me karton të kuq, ndërsa në minutën e katërt shtesë Arauja I mohoi golin mbi vijën fatate Antoine Griezmannit.
Fitore e vyer për Barcelonën, që shkon në +3 nga Reali i Madridit.
