Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Çfarë mëkati, Drita e pëson “in extremis” me penallti, eliminohet nga Viktoria Plzen

Drita – Viktoria Plzen 1-2

Shënues: (Krasniqi 92’/ Durosinmi 76′, Jirka 90+22′ pen.)

Futbolli është një lojë e paparashikueshme, dhuron emocione, gëzime dhe zhgënjime brenda një ndeshjeje. Të tilla ndjesi të përziera përjetoi Drita e Gjilanit në ndeshjen e kthimit me Viktoria Plzenin, që e humbi “in extremis” me rezultatin 1-2, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm po 1-2 (0-0 takimi i parë).

Kundërshtari çek, me shumë përvojë në ndeshjet evriopiane, e zhbllokoi takimin në minutën e 76-të me Durosinmin, por kundërpërgjigjja e “intelektualëve” erdhi shpejt me golin e Krasniqit. Në minutën e 113’ (u akorduan 18 minuta shtesë për shkak të ndërprerjes se ndeshjes si rezultat i problemeve me sistemin e ndriçimit) Plzeni fitoi një penallti, që e shndërroi në gol Jirka, duke eliminuar Dritën.

Golat dhe rastet

Në sekondat e fundit të shtesë, portieri i Plzenit bën mrekullinë, Drita duhet t’i nënshtrohet fatit, mposhtet 1-2 nga Plzeni.

90+22′ – E pabesueshme ajo që ndodh në “Fadil Vokrri”. Kryesori akordon penallti, që shndërrohet në gol nga Jirka, 1-2.

92′ – Gooooool! Festë e shfrenuar në “Fadil Vokrri”, Krasniqi barazon rezultatin pas një aksioni model nga e djathta. 

88′ – Dabiqaj, i cili kishte pak minuta në fushë, godet brenda zonës, por vetëm rrjetë e jashtme.

76′ – Zhbllokohet sfida në “Fadil Vokrri”, Durosinmi kalon në epërsi Plezenin.

73′ – Veprim i bukur i Ajzerajt, por goditja e tij përfundon ngjitur e shtyllën pas devijimit të portierit.

70′ – Me fat Drita, traversa u mohon golin futbollistëve të skuadrës çeke.

Pak pasi nisi pjesa e dytë, një defekt në sistemin e ndriçimit detyroi kryesorin të ndërpriste ndeshjen deri në normalizimin e situatës.

36′ – Në lartësinë e detyrës portieri Smakiqi, i mohon golin Plzenit.

32′ – Tjetër mundësi për Dritën, bllokon në momentin e fundit mbrojtja e Plzenit.

26′- Rast i mirë për Dritën për të kaluar në avantazh, Jashari del në pozicion të volitshëm në hyrje të zonës, por topi përfundon jashtë.

Drita vjen me një ndryshim në formacion krahasuar me takimin në Çeki. Duel ku rezistoi fort dhe siguroi barazimin e bardhë.

Trajneri grek i Dritës, Akis Vavalis ka zëvendësuar kongolezin Raddy Ovouka me Almir Ajzerajn, i cili e nis si titullar në krahun e majtë të sulmit.

Në lojë është bileta e kualifikimit në raundin e tretë të Conference League.

DRITA-PLZEN

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...