Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Chelsea bie ndaj Everton, Manchester City rikthehet te fitorja në Premier League pas një muaji

Everton mposht Chelsea-n me rezultatin 2-0 në javën e 16-të të Premier League.

Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërsa u desh minuta e 54’ që Doucoure ytë zhbllokonte takimin dhe të kalonte vendasit në avantazh.

Ndërsa në minutën e 90+2’ Dobbin realizoi golin e dytë për vendasit dhe vulosi këtë sfidë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja e nisi këtë takim si titullar dhe luajti deri në minutën e 67’.

Pas këtij takimi, Everton renditet në vend të 17-të me 13 pikë, teksa Chelsea në vend të 12-të me 19 pikë.

Manchester City rikthehet te triumfin dhe atë e bën në transfertën e Luton, të cilin e mundi me përmbysje me rezultatin 1-2.

Vendasit zhbllokuan takimin në minutën e 45+2’ me Adebayo dhe morën avantazhin.

Megjithatë City barazoi me Silvan në minutën e 62’, teksa Grealish përmbysi rezultatin në minutën e 65’.

Pas kësaj përballje Luton renditet në vend të 18-të me 9 pikë, teksa City në vend të katërt me 33 pikë.

Ndërsa Fulham shkatërron West Ham-in me rezultatin 5-0.

Golat e kësaj sfide u realizuan nga Jimenez 22’, Willian 31’, Adarabioyo 40’, Wilson 60 dhe Carlos Vinicius 88’.

Pas ndeshjes së javës së 16-të, Fulham renditet në vend të 10 me 21 pikë, teksa West Ham në vend të 9 me 24 pikë.

Everton-Chelsea (2-0)

Java e 16-të, Premier League 

59′-Ndërhyrje e frikshme me takë e Branthwaite ndaj Armando Brojës, mbrojtësi i Everton ndëshkohet me karton të verdhë.

55’-Goool! Pas tentativës së Calvert-Lewin që ndalet nga Sanchez, Doucoure godet dhe e dërgon topin në fundin e rrjetës, me portierin e “bluve të Londrës” që nuk kishte asnjë mundësi reagimi.

13′-Broja niset i vetëm drejt portës së Everton dhe tremb Pickford, por ndalet në fund nga Branthwaite.

Nis sfida Everton-Chelsea, Broja luan nga minuta e parë.

Lexoni edhe:

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...