VIDEO/ Chelsea e nis sezonin me fitore, disa minuta edhe për Brojën

Ndeshje dëmtimesh, vonesash dhe “thyerje mallkimesh” ishte takimi i parë i sezonit 2022-2023 të Premier League mes Everton dhe Chelsea-t.
Skuadra e Tuchel fitoi me rezultatin minimal 0-1, në një sfidë që rezultoi më e vështirë seç pritej për “Blutë” e Londrës.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 18’ pas një dëmtimi “horror” të Godfrey, me lojtarin e Everton që u largua me barelë nga fusha e lojës. Takimi vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 45+9, kur Jorginho “theu mallkimin” dhe ia doli të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhuruar avantazhin dhe golin fitores skuadrës së tij.
Në fraksionin e dytë të ndeshjes ishte Koulibaly ai i cili u detyrua të linte fushën e lojës pas një dëmtimi në minutën e 75’, duke i lënë vendin afrimit të kësaj vere Cucurella.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja do të hynte në fushë në minutën e 75’ duke marrë vendin e Havertz dhe në rreth 25 minuta në lojë shqiptari fitoi një faull dhe rrezikoi portën e Pickford me një goditje me kokë, por pa mundur të realizonte.
Për shkak të vonesave të shumta kjo sfidë u mbyll në minutën e 90+10’, me Chelsea-n që mori tre pikët e para të edicionit të ri të Premier League.
Edouard Mendy bëri heroi e Chelsea-t në minutën e 24’, kur James Tarkowski realizoi një goditje shumë të fortë, por u ndal nga portieri i “bluve”.
Në minutën e 42’ Sterling gjeti rrugën drejt rrjetës, megjithatë ajo goditje u anulua, pasi sulmuesi i Chelsea-t ndodhej në pozicion jashtë lojë.
Zhbllokohet sfida Everton-Chelsea në minutën e 45+9’, Jorginho merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe i dhuron avantazhin ekipit të Tuchel.
Armando Broja është aktivizuar në minutën e 75’, duke marrë vendin Havertz. Kështu sulmuesi shqiptar rikthehet për të zhvilluar një ndeshje zyrtare me Chelsean në përballjen ndaj Everton, ndërsa për herë të fundit ai ka luajtur për ekipin e Tuchel pikërisht ndaj të njëjtit kundërshtar, më 8 mars 2020.
