Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Chelsea merr fitoren e parë të sezonit, Luton vuan në “Stamford Bridge”

Chelsea-Luton “çelën” javën e tretë të Premier League, me “blutë” e Londrës që marrin fitoren e parë të sezonit, ndërsa bindën me rezultatin 3-0 ndaj Luton në “Stamford Bridge”, ndërsa skuadra e sapongjitur në elitën e futbollit anglez vazhdon të vuajë mungesën e pikëve.

“Blutë” e Londrës zhbllokuan sfidën në minutën e 17’ me Sterling dhe bënë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-0.

Lexo edhe:

Ndërsa në minutën e 69’ Sterling gjeti sërish rrugën drejt rrjetës, duke thelluar avantazhin dhe duke u dhënë siguri vendasve.

Ishte Jackson ai i cili vulosi rezultatin e këtij takimi, ndërsa në minutën e 75’ realizoi golin e tretë për skuadrën e Pochettinos.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 3-0, me Chelsean që renditet në vend të tetë me katër pikë, teksa Luton qëndron në vend të fundit me zero pikë.

Golat:

Në minutën e 17’ Rahem Sterling dhuroi spektakël, duke kaluar lehtësisht mbrojtësit e Luton dhe e dërgoi topin në rrjetë me një super goditje, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

Në minutën e 69’ i asistuar nga Gusto, Sterling realizon golin e dytë për “blutë” e Londrës.

Në minutën e 75’ Jackson shënon golin e tretë për Chelsean.

 

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...