Giorgio Chiellini dhe Gareth Bale kanë debutuar me fitore në MLS. Dy lojtarët e njohur u larguan nga Juventusi dhe Real Madrid, dhe nënshkruan me Los Angeles FC.
Ish-kapiteni i bardhezinjve e nisi si titullar duelin jashtë fushe ndaj Nashville, të cilin Los Angeles FC e fitoi 1-2, ndërkohë që kapiteni i Uellsit u fut në fushë në 72’.
“U ndjeva mirë me kalimin e minutave. Shokët e skuadrës më ndihmuan shumë”, deklaroi mbrojtësi italian, teksa Bale u shpreh: “Ndjesi e mrekullueshme.
S’po më rrihej në stol, doja të futesha në fushë për të ndihmuar skuadrën”. Me suksesin e fundit, Los Angeles FC vazhdon të kryesojë kampionatin amerikan me 41 pikë, një më shumë se Austin.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?
