VIDEO/ Cigare dhe birrë pas titullit në Argjentinë, festa unike e ish-futbollistit të Manchester United

Boca Juniors shtoi një tjetër trofe në palmaresin e saj, teksa mbrëmjen e së dielës, argjentinasit triumfuan me rezultatin 3-0 ndaj Tigres në finalen e Kupës së Ligës. Një turne i cili kishte filluar në muajin shkurt, ndërsa falë këtij triumfi në këtë kompeticion, Boca Juniors është kualifikuar për në Coppa Libertadores sezonin e ardhshëm.
Pas ndeshjes, lojtarët e Bocas nisën festën legjitime, ndërsa ai që mori vëmendjen më të madhe ishte Marcos Rojo, ish-futbollisti i Manchester United i cili shënoi edhe një nga tre golat e finales. Mbrojtësi anësor u pa në fushë teksa konsumonte duhan dhe birrë pa e “vrarë mendjen” nga kamerat e pranishme.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) May 23, 2022
El que es campeón festeja como quiere. pic.twitter.com/0Q6eOAEsAF
— Catarsis Xeneize (@CatarsisXeneize) May 22, 2022
