Sokol Cikalleshi ka shënuar golin e gjashtë në elitën e futbollit të Arabisë Saudite. Sulmuesi kavajas zhbllokoi rezultatin e ndeshjes mes Al Khaleej – Al Tai, që përfundoi në barazim 2-2. Cikalleshi shfrytëzoi maksimalisht një pasiguri të mbrojtjes, e me një goditje nga brenda zone mposhti portierin e skuadrës mike.
32-vjeçari po e ndihmon skuadrën e tij që të sigurojë pikët e mbijetesës, teksa Al Khaleej tani ndodhet në vendin e 14-të, së paku për momentin jashtë zonës së rënies. Cikalleshi ka shënuar 5 gola në vitin 2023, teksa po kalon një moment mjaft të mirë.
LEXO EDHE:
- Rregulli i ri i zëvendësimeve, nëse lojtari nuk largohet për 10 sekonda…
- Lista e Sylvinhos me shumë surpriza, Supersport mëson lëvizjet e brazilianit
- Një Botëror “extra large”, FIFA miraton formatin e ri të enjten
- Bayern Mynih dhe Chelsea heqin dorë nga sulmuesi francez, Inter “fërkon duart”
Sulmuesi do të jetë pjesë e kombëtares për ndeshjen me Poloninë, teksa do tentojë që të shfrytëzojë si formën e mirë që po kalon ashtu dhe eksperiencën e tij, që Shqipëria ta nisë me këmbën e mbarë këtë edicion kualifikuesesh për Euro 2024.
