Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Cikalleshi shënon “in extremis”, shmang humbjen e Konyasporit

Tjetër goli për Sokol Cikalleshin në Superligën e Turqisë. Nëse në javën e 24-t, kthesa e tij e mrekullueshme nuk y mjaftoi Konyasporit për të marrë pikë në fushën e Trabzonsoprit, këtë të premte penalltia e shndërruar në gol nga sulmuesi kavajas i Kombëtare në minutën e 10-të shtesë i siguruoi një pikë ekipit të tij, që barazoi 4-4 me një kundërshtare si Kasimpasa, ku luan futbollisti i përfaqësues së Kosovës, Florent Hadergjonaj.

Një ndeshje plot emocione dhe gola në “Konya Buyuksehir Belediye Stadium”, me përmbysje dhe ripërmbysje, por në fund nuk pati fitues. Shënuan të parët miqtë me Ben Ouanes në minutën e shtatë, por vendësit kthyen rezultatin në favorin e tyre me finalizimet e Amilton dhe Rahmanovic.

Hajradonivoc i Kasimpasa barazoi sapo nisi pjesa e dytë, por Dikmen shënoi sërish për Konyasporin. Bozok realizoi golin e 3-3 me 11-m, ndërsa sapo nisi shtesa Mabil i dha epërsinë skuadrës mike, për të ardhur më pas tek minuta e 10-ët shtesë, kur Cikalleshi u tregua i saktë nga 11 metra larg portës, duke vulosur rezutatin përfundimtar 4-4. Për sulmuesin kavajas ky ishte goli i shtatë në kampionat gjatë këtij sezoni. Bytyqi u aktivizua titullar në radhët e Konyasporit, ndërsa Endri Cekiçi u hodh në fushë pak çaste pas aktivizimit të Cikalleshit në minutën e 82-të.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...