Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Cikalleshi shkëlqen përsëri, shënon dygolëshin e parë në Arabi

Sokol Cikalleshi e ka nisur vitin 2023 në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë shënoi dy gola në përballjen e javës së 17-të në kampionatin e Arabisë Saudite, në suksesin 2-0 të Al Khaleej ndaj Damak. Kavajasi arriti që të zhbllokonte rezultatin në minutën e 32-të, ndërsa pa u mbyllur pjesa e parë 32-vjeçari shënoi dhe golin e dytë, duke vulosur gjithçka në favor të skuadrës së tij.

90 minuta për sulmuesin e Shqipërisë, i cili është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës, por mbi të gjitha ky viti i ri kalendarik ka nisur mjaft mirë për të. Ky ishte goli i katërt për Cikalleshin për këtë vit, ndërsa në total ka shënuar 5 gola në kampionat, ndërsa ka shënuar një gol dhe në Kupën e Arabisë.

Sulmuesi shpreson që të ndihmojë ekipin e tij që të arrijë mbijetesën në elitën e futbollit të Arabisë Saudite, me ekipin Al Khaleej që ka mbledhur 16 pikë deri në këtë pikë të kampionatit duke u renditur në vendin e 13-të, 6 pikë larg zonës së rrezikut.

Forma e mirë e sulmuesit gëzon dhe trajnerin Sylvinho, i cili mund të besojë tek aftësitë e kavajasit, që prej vitesh është një prej shtyllave të kombëtares së Shqipërisë.

Lajme të tjera

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...