Humbja e Arsenalit shpalli automatikisht Manchester City si skuadrën kampione të Anglisë. Sukses të cilin Citizens e festuan duke thyer 1-0 Chelsea në Etihad.
Julian Alvarez mori një asist nga Palmer dhe dërgoi topin në rrjetë (12’). Sulmuesi argjentinas shënoi sërish në pjesën e dytë, por VAR-i e anuloi për prekje me dorë të Riyad Mahrez.
Lexo edhe:
- Ballkani zyrtarisht kampion i Kosovës, shpërthen festa në Therandë
- CR7 sërish në një klub europian? Një kompani e bën të mundur dhe ia ofron skuadrës gjermane
- VIDEO/ Dhimbje dhe lot në kryeqytet, skuadra historike bie nga kategoria
- Marca zbulon Uzunin, rrëfimi në 360 gradë i sulmuesit: Përballja me Ronaldon dhe premtimi ndaj vetes!
88 pikë për Manchester City, që kryeson me 7 pikë mbi Arsenalin, ndërkohë që ka luajtur edhe një ndeshje më pak. Pep Guardiola shfrytëzoi rastin t’i linte pushim pjesën dërrmuese të titullarëve.
Kampionët e Anglisë synojnë tripletën. Më 3 qershor do të zhvillohet finalja e FA Cup përballë Manchester United, ndërkohë që një javë më vonë është radha e finales së Champions League kundër Interit.
