Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ City kampion e Premier League për të 10-ën herë, tifozët dynden në fushë. Arsenal nuk ia del as këtë sezon

Manchester City fiton titullin e dhjetë kampion të Premier League si dhe të katërtin radhazi, duke shkruar historinë e elitës së futbollit anglez, pasi këtë dielë u bë e para skuadër që fiton 4 tituj radhazi, me skuadrën e Pep Guardiolës që siguroi triumfin në ndeshjen e fundit të sezonit, atë ndaj West Ham të cilën e fitoi me rezultatin 3-1.

“Citizens” diktuan ritmin ndaj “The Hammers” në takimin e raundit të 38-të, me golat që për vendasit i realizuan Foden në minutat 2’ dhe 18’ si dhe Rodri në minutën e 58’.

Ndërsa për miqtë rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Kudus, me një super roveshatë të shënuar në minutën e 42’.

Pas kësaj fitoreje Manchester City u shpall kampion i Premier League në kuotën e 91 pikëve, teksa West Ham e mbylli sezonin në vend të nëntë me 52 pikë.

Ndërsa Arsenal edhe këtë sezon i shkoi shumë pranë fitore së titullit, por nuk ia doli, kjo edhe për shkak të triumfit të City-t në takimin e fundit.

Në raundin e 38-të skuadra e Mikel Arteta-s fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Everton, në një ndeshje shumë të luftuar, por në fund nuk mundi të festonte.

Golat për Arsenal u shënuan nga Tomiyasu në minutën e 43’ dhe Havertz në minutën e 89’, teksa për Everton shënoi Gueye në minutën e 40’.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-1 me Arsenal që e mbylli sezonin në vend të dytë në kuotën e 89 pikë, dy më pak se kampionët e City-t, teksa Everton në vend të 15-të me 40 pikë.

Manchester City-West Ham (3-1)

Java e 38-të, Premier League

 

59’-Goool! Silva dhuron tjetër asist, Rodri shënon golin e tretë për City-n.

43′-Goool! Kudus realizon një super roveshatë dhe rihap sfidën Manchester City-West Ham.

18′-Goool! Doku dhuron asist, Foden dyfishon avantazhin e skuadrës së Guardiola-s. 

02’-Gooool! Silva dhuron asist, Foden e finalizon në mënyrë spektakolare në fund të rrjetës dhe i jep avantazhin ekipit të Guardiola-s.

Lexo edhe:

Formacionet zyrtare Manchester City-West Ham:

 

 

Arsenal-Everton (2-1)

Java e 38-të, Premier League 

89′-Goool! Havertz i jep fitoren skuadrës së Arsenal. 

43′-Goool! Odegaard dhuron asist, Tomiyasu barazon për Arsenal-in. 

40′-Goool! Gueye gjen rrugën drejt rrjetës dhe kalon Everton-in në avantazh. 

Formacionet zyrtare Arsenal-Everton :

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...