Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ City “në duart” e Haaland përballë Brighton, Everton bind ndaj Crystal Palace

Manchester City vijon me ecurinë pozitive, ndërsa në raundin e 13-të të Premier League, triumfoi ndaj Brighton me rezultatin 3-1.

Pjesa e parë foli e gjitha për Manchester City-n, me Haaland që gjeti golin e avantazhit në minutën e 22’. Ndërsa në minutën e 43’ ishte po norvegjezi që do të realizonte megjithëse këtë herë shënoi me një goditje shumë të fortë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fraksionin e dytë, më saktësisht në minutën e 53’ Brighton tentoi të reagonte, me Trossard që ngushtoi diferencat. City mori sërish situatën në dorë, me De Bruyne që realizoi një super gol në minutën e 75’.

Pas këtij takimi City renditet në vend të dytë me 26 pikë, teksa Brighton në vend të 8 me 15 pikë.

Everton-Crystal Palace e mbyllën raundit e 13-të të Premier League me rezultatin 3-0. Ndonëse ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, fati dukej se ishte me vendasit.

Në minutën e 11’ Clavert-Leëin i dhuroi golin e avantazhit ekipit të tij. Ndërsa në fraksionin e dytë rrugën drejt rrjetës e gjetën Gordon në minutën e 63’ dhe McNeil në minutën e 84’.

Pas këtij takimi Everton ngjitet në vend të 11-të me 13 pikë, teksa Crystal Palace bie në vend të 12-të me po 13 pikë të grumbulluara.

Rastet e diskutueshme dhe golat në Manchester City-Brighton: 

Vendasit ishin pranë golit në minutën e 21’ me Haaland, por që u ndal pas një ndërhyrjeje të Sanchez.

Pavarësisht këtij episodi dhe ndërhyrjes së portierit të Brighton, City-t nuk iu dha as faull dhe as penallti edhe pse episodi u pa në VAR.

Megjithatë në minutën e 22’ Erling Haaland ia doli që të gjente rrugën drejt rrjetës dhe t’i jepte avantazhin ekipit të tij.

Në minutën e 30′ kishte një tjetër ndërhyrje të gabuar ndaj lojtarëve të City-t, më saktë ndaj Grealish, por edhe në këtë rast pas verifikimit në VAR nuk u dha asnjë penalizim në drejtim të skuadrës së Brighton.

Ndërhyrja e gabuar e Dunk ndaj Bernardo Silva-s, pas verifikimit në VAR, City fiton penallti.

Penalltinë e merr përsipër ta ekzekutojë Haaland, norvegjezi e dërgon topin në rrjetë në minutën e 43’ me një goditje shumë të fortë.

Në minutën e 53′ Trossard ngushton diferencën, duke i dhuruar golin e parë Brighton-it.

Në minutën e 75’ De Bruyne i dhuron golin e tretë Manchester City-t.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...