Manchester City triumfon ndaj Manchester United në finalen e parë të FA Cup që këto dy skuadra vihen përballë njëra-tjetrës dhe siguron trofeun e shtatë në historinë e këtij kompeticioni, pas fitores 2-1 në “Wembley Stadium”.
Vetëm 14 sekonda lojë i mjaftuan kapitenit të “Citizens”, Ilkay Gundogan për të zhbllokuar sfidën, i cili pas asistit të dhënë nga De Bruyne, gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi ekipin e tij në avantazh.
Me këtë gol, Gundogan vendos rekord në FA Cup, pasi realizoi golin më të shpejtë ndonjëherë në një finale të këtij kompeticioni.
Sfida ishte shumë e luftuar nga të dyja anët dhe pas prekjes së topit me dorë në zonë nga Grealish dhe verifikimit në VAR, kryesori i sfidës, Tierney akordoi penallti për Manchester United.
Ekzekutimin nga pika e bardhë e penalltisë e mori përsipër Bruno Fernandes, i cili e dërgoi topin në rrjetë dhe u dhuroi barazimin “Djajve të Kuq”.
Pjesa e dytë e takimit po ashtu rezultoi shumë e luftuar, me të dyja ekipet që tentuan portat respektive.
Megjithatë i asistuar sërish nga De Bruyne, në minutën e 51’, Gundogan gjeti sërish rrugën drejt rrjetës dhe riktheu avantazhin të skuadra e Guardiolës.
Nga të dyja skuadrat e Manchester-it u përpoqën që të realizonin, megjithatë kjo finale u mbyll me rezultatin 2-1, dhe në “Wembley” festuan tifozët e “Citizens”.
Ky bëhet trofeu i dytë i sezonit 2022-2023 për ekipin e Pep Guardiolës, që më herët siguroi edhe atë të Premier League, ndërsa ka mundësinë të marrë edhe atë të Champions League, në finalen e së cilit do të ketë përballë Interin.
Manchester United dhe Ten Hag, nga ana tjetër e mbyllin këtë vit sportiv me një trofe, atë të EFL Cup.
Manchester City-Manchester United (2-1)
Finalja e FA Cup
51′-Goool! Super Gundogan, pas një asisti nga De Bruyne, kapiteni e dërgon topin në rrjetë.
32′-Goool! Bruno Fernandes merr përsipër ekzekutimin e penalltisë për United dhe e dërgon topin në rrjetë.
31′-Prekje e topit me dorë nga Grealish, pas verifikimit nga VAR, Manchester United fiton penallti.
01′-Goool! Pa vetëm 14 sekondash lojë, Gundogan e dërgon topin në rrjetë duke shënuar golin më të shpejtë në historinë e finaleve të FA Cup dhe zhbllokon sfidën mes Manchester City dhe Manchester United.
Lexo edhe:
- Mungon ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, Sylvinho humbet “luftëtarin” e mesfushës
- Jo vetëm Messi, një tjetër futbollist njofton lamtumirën nga PSG-ja
- Inter-Benfica, duel në merkato për veteranin që e mbylli me Barçën
- Kërkon përforcime për sezonin e ardhshëm, Reali synon sulmuesin e Chelsea-t
Formacionet zyrtare:
