Futboll

VIDEO/ “Çmendet” Balotelli, shënon 5 gola në një ndeshje, por njëri është i veçantë

Në ditën që Milani fiton titullin kampion, feston edhe Mario Balotelli, që gjithë entuziazmin e tij e konkretizon me plot 5 gola të shënuar në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Goztepe, takim të cilin Adanaspor e fitoi me rezultatin e thellë 7-0.

Kundërshtari ishte tashmë i rënë nga Superliga turke dhe vinte pa motivim në këtë takim, teksa Balotelli ishte i papërmbajtshëm, duke shënuar 5 gola, tre në pjesën e parë dhe dy në të dytën.

Veçanërisht njëri prej tyre ishte vërtetë i veçantë, me sulmuesin Italian që hyri në zonë dhe goditi në mënyrë të habitshme me finte, duke dërguar topin në rrjetë.

Kjo ishte hera e parë që sulmuesi shënon 5 gola në një ndeshje dhe i dërgon po kaq sinjale Roberto Mancinit, se është në formë mjaft të mirë dhe kërkon një vend në kombëtaren italiane.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency