Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër vendit të dytë. Që sjell ngjitjen direkte në elitën e futbollit gjerman.
https://twitter.com/i/status/1662855091139878918
Heidenheim konkretizoi një përmbysje epike në Regensburg (2-3), sfidë që po e humbiste 2-0 deri në minutën e 57’. Por, skuadra e Frank Schmidt realizoi dy herë në shtesa dhe siguroi biletën e parë historike në Bundesliga.
Lexo edhe:
- Trajneri Sylvinho publikon listën për ndeshjet e qershorit, risi dhe rikthime nga braziliani
- “Jam i shokuar prej Nadal”, Djokovic: Më ka motivuar gjatë karrierës, nuk jam më si 10 vite më parë
- Receta e fitores? Guardiola: Pushim, restorante dhe golf! Këtë javë e ka radhën United, pastaj Inter
- Titulli me PSG i shton vlerat Messit, argjentinasi barazon Dani Alves dhe lë pas Ronaldon
Jan-Niklas Beste dhe Tim Kleindienst shënuan në minutat 90+3’ dhe 90+6’, duke plotësuar ëndrrën e madhe të tifozëve të Heidenheimit, skuadër që i bashkohet Darmstadtin të Klaus Gjasulës në elitë.
Hamburgu e mbylli sezonin në vendin e tretë dhe do të përballet me Stuttgartin në dy finalet e mëdha (1 dhe 5 qershor) për biletën e fundit në Bundesliga.
Ndërkohë, Regensburg do të luajë në ligën e tretë bashkë me Sandhausen, teksa Arminia Bielefeld ka edhe një shans në “play-out”. Do të luajë përballë Wehen Wiesbaden.
