Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Conference League, Fiorentina vuan ndaj Sivasspor, ngelin Basel dhe Gent

Conference League mbylli takimet e para të raundit të 1/8-ave.

Fiorentina fitoi me shumë vështirësi ndaj modestëve të Sivasspor. Skuadra italiane vuajti shumë për të gjetur golin e avantazhit, teksa iu desh që të priste 69 minuta, deri kur Barak e dërgoi topin në rrjetë. Më pas gjërat u bënë më të thjeshta për ekipin “vjol” të cilët në minutën e 90+4′ ishin në superioritet pasi Gradel doli jashtë fushës pasi mori karton të kuq, që në Turqi udhëton i qetë në kërkim të kualifikimit. Ndërsa vlen të theksohet se drejtësi në këtë takim vendosi arbitri shqiptar Enea Jorgji.

Basel nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Slovan Bratislava. Zviceranët shënuan me Amdouni dhe Zeqiri, por sllovakët në dy raste barazuan rezultatin, duke lënë llogaritë e hapura për në ndeshjen e dytë.

Lech Poznan e mbylli me një fitore të pastër 2-0 ndeshjen e parë ndaj Djurgarden. Realizimi i Milic në pjesën e parë dhe realizimi i dytë i Marchwinski i jep qetësi skuadrës polake, që në ndeshjen e kthimit do tentojë të menaxhojë avantazhin e kësaj sfide.

Në ndeshjen tjetër, Gent barazoi 1-1 me Istanbul Basaksehir. Turqit shënuan të parët me anë të Okafor, por më pas vendasit barazuan me Gift dhe në Turqi do të vendoset skuadra që do të kalojë në çerekfianale.

Lexo edhe:

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...