Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Conte fiton derbin italian ndaj De Zerbit, Sampaoli rikthehet me një pikë te Sevilla

Fiton Tottenhami në Premier League, ndërkohë që mbyllet pa fitues përballja spanjolle mes Sevillas dhe Athletic Bilbao. Një gol i Harry Kane në mesin e pjesës së parë, i dhuroi ekipit të Antonio Contes tre pikë të arta në fushën e Brightonin, me trajnerin që fitoi derbin italian ndaj De Zerbit.

Kapiteni shfrytëzoi një gjuajtje-kros të koreanit Son Heung-Min dhe dërgoi me kokë topin në rrjetë, duke gjetur golin e tetë në Premier League. Kjo fitore ka ngjitur Spurs në kuotën e 20 pikëve, tre më paj se Manchester City dhe një poshtë Arsenalit, me ekipin e Artetës që nesër përballet me Liverpoolin.

 

Jorge Sampaoli u nisi me një pikë aventurën e dytë në stolin e Sevillas, që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 përballë Athletic Bilbao, me ekipin e Valverdes që po zhvillon një sezon shumë të mirë deri tani.

Oliver Torres kaloi andaluzianët në avantazh në minutën e katërt, por baskët barazuan rezultatin falë një “predhe” të Mikel Vesga (73’). Bilbao e mbylli sfidën me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Ander Herrerës në minutat shtesë.

 

Ky barazim mban ekipi udhëtues në vend të tretë me 17 pikë, ndërkohë që Sevilla regjistroi ndeshjen e tretë pa fitore në La Liga, aty ku renditet e katërta nga fundi me vetëm 6 pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...