Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

VIDEO/ Cristian Shpendi i pandalshëm, gjen golin e 15-të sezonal

Cristian Shpendi nuk ndalet. Sulmuesi i talentuar i Shqipërisë U21, është shfaqur sërish protagonist te Cesena. Skuadër që është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në Serie B. Bardhezinjtë fituan 0-2 në Rimini.

Shpendi realizoi golin e dytë për skuadrën e tij në fundin e pjesës së parë (41′). I 15-ti sezonal për të në kampionat. 20-vjeçari ishte në vendin dhe momentin e duhur, duke dërguar në rrjetë asistin e Piacentinit.

Lexo edhe:

Shpendi kryeson renditjen e golashënuesve me 15 gola, që po ndihmojnë Cesenën të ruajë vendin e parë. Klube të ndryshme nga Serie A dhe Serie B kërkuan shërbimet e sulmuesit të talentuar gjatë merkatos së janarit.

Gjithsesi, ofertat nuk bindën klubin emilian, ndërkohë që vera pritet të sjellë hapin e madh për goleadorin shqiptar. 7 herë e ka veshur Shpendi fanellën e Shqipërisë U21. Me kuqezinjtë e vegjël ka shënuar 1 gol, në suksesin fantastik 3-2 ndaj Rumanisë U21.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Francë

Historia mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe duket se ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Trajneri Luis Enrique, vendosi ta zëvendësonte sulmuesin në minutën...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...