Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Da Silva-Latifi “show”, Josa debuton me fitore

Mirel Josa debuton me fitore në përvojën e tij të tretë në krye të Vllaznisë. Kuqeblutë dominuan ndaj Egnatias në “Loro Boriçi”, duke triumfuar 3-1, por duhet pranuar që vëmendja e rrogozhinasve është e përqendruar te sfida e play –out-it, pasi asgjë nuk do të ndryshonte për ta në renditje edhe nëse do të merrnin pikë në Shkodër.

Para së të niste ndeshja, Ndriçim Shtubina, një ish i Vllaznisë, por që këtë herë vinte si kundërshtar në Shkodër, përshëndeti tifozët kuqeblu mes lotësh duke I dhënë fund futbollit të luajtur. Gjithsesi, mesfushori do të japë kontribut për Egnatian edhe në sfidën e fundit të kampionatit dhe në ndeshjen e play out-it.

Sa i përket kronikës, Vllaznia shënoi fillimisht me Aralican e më pas Agbekpornu realizoi autogol. Në pjesën e dytë shkurtoi diferencën Jackson me një supergol, por shumë shpejt Da Silva realizoi golin e tretë dhe të fundit të takimit.

Vllaznia-Egnatia 2-0 (Aralica 20′, Agbekpornu 38′ (aut), Da Silva 70’/ Jackson 63′)

90+4′ – Mbyllet ndeshja në Shkodër me fitoren 3-1 të Vllaznisë.

70′ – Goooool! Kombinim perfekt mes Da Silvas dhe Latifit, me brazilianin që shënon golin e tretë.

63′ – Goooool! Ngushton diferencën Egnatia me një gol të bukur të shënuar nga Jackson nga distanca.

58′ – Kombinim Da Silva – Aralica, por sulmuesi kroat finalizon dobët.

38′ – Goooool! Vllaznia në epërsi të dyfishtë. Latifi pasi kombinon me Da Silvan, tenton pasimin për shokun e skuadrës, me topin që përfundon në rrjetë pasi devijohet në mënyrë të pavullnetshme nga Agbekpornu, 2-0.

32′ – Tjetër moment i vështirë në portën e Egnatias. Latifi godet prirët me portën, pret Puja.

30′ – Delarge tenton asistin për Pedron, por Adili i kujdesshëm, e dërgon topin në fundore.

23′ – Sërish e pafat Egnatia, që tund rrjetën për të dytën herë, por edhe në këtë rast Pedro është jashtë loje.

20′ – Zhbllokohet sfida në Shkodër. Ante Aralica dërgon topin në rrjetë me kokë, pas krosimit të Krujës.

14′ – Kombinim i bukur mes Latifit dhe Da Silvas, por braziliani nuk ka shënjestrën e duhur.

9′ – Egnatia kap në befasi Vllazninë me kundërsulm, por goli i shënuar nga Delarge anulohet për pozicion jashtë loje.

5′ – Kërcënon Vllaznia me Bulatovic, pas krosimit të Heric, por pa rezultat.

1′ – Nis ndeshja në “Loro Boriçi”, Vllaznia kërkon me çdo kusht fitoren.

 

Vllaznia (4-1-4-1): Zogovic, Kruja, Adili, Bulatovic, Hakaj, Krymi, Da Silva, Heric, Jonuzi, Latifi, Aralica
Trajner: Mirel Josa

Egnatia (4-3-3): Puja, Ymeraliaj, Agbekpornu, Krivanjeva, Allmuca, Duranski, Levendi, Imeri, Jackson, Pedro, Delarge
Trajner: Zekirija Ramadani

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...