Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Imami dhe Simoni heronj, Dinamo thyen Kukësin

Mbyllet me rezultatin 0-1 Kukësi-Dinamo, sfida e fundit e javës së 16-të në Abissnet Superiore. Longo i dhuroi një fanellë titullari 18-vjeçarit Eogen Sula, teksa te Dinamo debutuan Sabien Lilaj, braziliani Denisson (si titullarë) dhe Reginaldo.

Ekipi i Bledi Shkëmbit e filloi shumë mirë takimin në “Elbasan Arena”, duke iu afruar golit me Sofranac, Agim Ibraimin dhe Malikjin, ndërsa Kukësi e mori veten pas minutës së 20-të.

Edi Basa kishte një mundësi të mirë pas gafës së Samake, por largoi Sofranac, ndërsa provoi edhe Eni Imami me kokë në krahun tjetër. Pjesa e dytë vijoi të ishte e luftuar, por rastet e pastra munguan.

Minuta e 89’ solli edhe golin e Dinamos. Eni Imami shfaqi cilësitë e një sulmuesi, duke realizuar një gol shumë të bukur. Kukësi reagoi edhe Sofranac ishte afër autogolit në minutat shtesë, por Simon Simoni “fluturoi” në ajër dhe kreu një pritje spektakolare.

Në fund festë te Dinamo, që siguroi fitoren e katërt në kampionat, dhe tani ndan vendin e gjashtë me Teutën me nga 18 pikë. Shans i humbur për Kukësin për t’iu afruar Tiranës kryesuese. Vendi i dytë me 28 pikë, po aq sa Laçi, ndërsa bardheblutë kryesojnë me 34 pikë.

[jsStandings id =”271871″ columns =”played_chk;point_chk”]

 

Abissnet Superiore
Kukësi-Dinamo 0-1
(Imami 89′)

Kronika e ndeshjes:

 90+3′ Kukësi nuk dorëzohet, Feijao gjuan me kokë, pret përsëri Simoni.

 90+2′ Kukësi pran barazimit. Sofranac devijon me kokë,por Simoni fluturon në ajër dhe mban portën e paprekur.

 89′ Dinamo në avantazh. Eni Imami, i cili sapo vuri në krah shiritin e kapitenit, dërgoi topin në rrjetë duke kaluar ekipin kryeqytetas në avantazh.

 87′ Tenton Ardit Hila për Kukësin, por gjuajtja nuk ka forcë dhe pret Simon Simoni.

 75′ Kukësi pranë golit. Shqiprim Taipi hedh një top në zonën e Dinamos, i pasaktë devijimi i Dacit.

 61′ Kroson Denisson nga e majta, Agim Ibraimi nuk koordinohet mirë me kokë, topi përfundon jashtë.

 47′ Rast i mirë për Dinamos, por Besir Demiri godet mbi tra pas topit të ardhur nga krahu i djathtë.

 45+1′ Kundërsulm i shpejtë i Kukësit. Gjelbrim Taipi nis bukur Edison Ndrecën, por gjuajtja e anësorit të majtë është e pasaktë.

 45′ Kroson Denisson nga këndorja, gjuan Eni Imami me kokë por topi përfundon mbi tra.

 34′ Gabim i Samake në kthimin pas të topit, del Simoni që largon topin. Edi Basa tenton nga larg me portën e boshatisur, Sofranac shpëton portën.

 20′ Zbritje e bukur e Dinamos. Shans i mirë për Malikjin, por lojtari i ekipit të Shkëmbit vonohet dhe mbyll Lulaj.

 17′ Goditje dënimi për Dinamon. Gjuan kapiteni Ibraimi, grushton topin Angelo Tafas.

 7′ Eni Imami nis bukur Agim Ibraimin, i cili nuk arrin të shmangë portierin Tafas. Arbitri anësor sinjalizon për pozicion të parregullt.

 

Kukësi (4-4-2): Tafas; Ndreca, Lulaj, Bytyçi, Sula; Gj. Taipi, Sh. Taipi, De Lucas, Hila; Feijao, Milunoviç. Trajner: Diego Longo.
Dinamo (4-4-2): Simoni; Samake, Imami, Sofranac, Maliqi; Lilaj, Demiri, Siljanovski, Sidibe, Ibraimi, Denisson. Trajner: Bledi Shkëmbi. 

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...