Ballkani u konfirmua si skuadra kampione e Kosovës. Djemtë e Ilir Dajës iu falën fitores 2-0 ndaj Ferizajt dhe humbjes së Dritës për të fituar zyrtarisht titullin kampion në javën e parafundit. Kjo ishte hera e dytë radhazi dhe e dyta në histori që skuadra nga Theranda ngjitet në majën e futbollit dardan.
Lexo edhe:
- Ballkani zyrtarisht kampion i Kosovës, shpërthen festa në Therandë
- CR7 sërish në një klub europian? Një kompani e bën të mundur dhe ia ofron skuadrës gjermane
- VIDEO/ Dhimbje dhe lot në kryeqytet, skuadra historike bie nga kategoria
- Marca zbulon Uzunin, rrëfimi në 360 gradë i sulmuesit: Përballja me Ronaldon dhe premtimi ndaj vetes!
Sigurisht, nuk mungoi edhe një festë nga Ballkani për suksesin në futbollin kosovar, teksa një nga ata që mori vëmendje të madhe ishte pikërisht trajneri Ilir Daja. Tekniku nuk harroi këngët e Shqipërisë së Mesme dhe me këngën e famshme “Çun Tirone” ndezi edhe më shumë atmosferën duke “rrëmbyer” të gjithë vëmendjen.
