Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Daku gjen golin e dytë në Rusi, i shënon Dinamos së Moskës

Daku udhëheq Rubinin
Daku udhëheq Rubinin

Mirlind Daku është ambientuar në mënyrë perfekte me Rubin Kazanin në Rusi, teksa ka gjetur edhe golin e dytë sezonal pasditen e të shtunës, në ndeshjen ndaj një emri të njohur si Dinamo e Moskës.

Sulmuesi i talentuar shqiptar fitoi një penallti në fundin e pjesës së parë, të cilën e ekzekutoi vetë dhe arriti të dërgojë topin në rrjetë, duke bërë që 45 minutat të mbyllen me avantazhin minimal 1-0 të Rubin Kazanit.

Lexo edhe:

Megjithatë goli i sulmuesit nuk solli fitoren, pasi sfida u mbyll në barazim 2-2 dhe dy skuadrat ndanë nga një pikë. Daku u transferua në kampionatin rus këtë verë dhe ka luajtur 6 ndeshje me fanellën e Rubin Kazanit, teksa pas një goli e një asisti në javën e parë, ka gjetur edhe golin e dytë në të 6-ën.

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...