Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

VIDEO/ Daku “i magjishëm”, shënon 3 gola në 16 minuta

Mirlind Daku po shkëlqen në kampionatin slloven, teksa ka shënuar këtë të shtunë tregolëshin e parë me fanellën e Muras. Sulmuesi 25-vjeçar realizoi 3 gola në suksesin 4-2 të Mura ndaj Gorica, duke i dhënë skuadrës së tij 3 pikët.

Lexo edhe:

Daku shënoi të parin në të 53-ën me një goditje të bukur brenda zone, ndërsa dy minuta më vonë shënoi dhe të dytin personal. Sulmuesi nga Gjilani realizoi në të 69-ën golin e tretë personal dhe të katërtin për ekipin e tij, duke i dhënë qetësinë skuadrës së Mura.

Pas këtyre tre golave, Daku shkon në kuotën e 18 golave në kampionat, duke iu afruar shënuesit më të mirë të kampionatit Zan Vipotnik, i cili ka shënuar 20 gola.

Daku do të tentojë që në javën e fundit të kampionatit të fitojë “Këpucën e artë” të Sllovenisë, ndonëse do të jetë një mision tepër i vështirë.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...