Një moment emocionues nga lufta në Ukrainë, me ish-kampionin botëror të boksit në peshën e rëndë, Vitali Klitschko, që ka qenë në martesën e një çifti në vijën e parë në Kiev, është bërë viral në rrjetet sociale.
Klitschko, i cili tani është kryebashkiak i kryeqytetit të Ukrainës, ishte prezent në momentin kur dy qytetarë, që luftojnë për mbrojtjen e vendit të tyre, Valeri dhe Lesya, të lidhnin martesën.
Lesya e ndërroi përkrenaren e saj me një vello ndërsa dyshja thanë betimet e tyre para shokëve të ushtrisë në një pikë kontrolli në qytet.
Pas përfundimit të ceremonisë, Klitschko e puthi nusen në faqe për fat të mirë, ndërsa i ofroi një buqetë me lule.
Më vonë ai postoi një video të dasmës në llogarinë e tij në Twitter, krahas mbishkrimit: “Sot përshëndeta ushtarët e një prej batalioneve të mbrojtjes së kryeqytetit, Lesya dhe Valeri. Ata kanë kohë që jetojnë bashkë dhe tani kanë vendosur të martohen. Ceremonia u zhvillua pranë një prej postblloqeve. Jeta Vazhdon! Dhe ne do të mbrojmë jetën e Kievit, Kievit, shtetit tonë!”
Vitali dhe vëllai i tij, ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Wladimir Klitschko, janë zotuar të mbrojnë Ukrainën pasi vendi i tyre u pushtua nga Rusia në fillim të këtij muaji.
Сьогодні вітав бійців одного з батальйонів тероборони столиці Лесю та Валерія. Вони давно живуть в цивільному шлюбі, а тепер вирішили обвінчатися. Церемонія відбулася поруч з одним із блок-постів.
Життя триває! І життя Києва, киян, нашої держави ми будемо захищати! pic.twitter.com/ys2kNN12Ws
— Віталій Кличко (@Vitaliy_Klychko) March 6, 2022
