Featured

VIDEO/ Dasmë shqiptaro-kroate, sulmuesi i Romës martohet me motrën e mbrojtësit të kombëtares kuqezi

Me flamur shqiptar dhe kroat! Kështu festohet në dasmën e mesfushorit të Kroacisë Ante Coric (kartonin e 25-vjeçarit e zotëron Roma, por është i huazuar te Zyrihu), i cili ka lidhur kurorë me Sara Prengën, vajzën e ish-futbollistit të Partizanit, Besnik Prenga. Sara është gjithashtu motra e Herdi Prengës, futbollistit të Kombëtares, që luan në Hungari te Kisvarda .

Ante Coric ka luajtur te Dinamo e Zagrebit (edhe te moshat), ndërsa Besnik Prenga prej kohësh jeton në në kryeqytetin e Kroacisë, pasi punon për Lokomotivën e Zagrebit, ndaj nuk është e vështirë për ta imagjinuar se ku mund të jetë njohur çifti. Në këtë dasmë madhështorë të organizuar në Zagreb ka qenë të ftuar të shumtë edhe nga Shqipëria, miq të familjes Prenga.

Eventet Sportive në SuperSport

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency