Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ De la Fuente e nis me fitore te Spanja, Gjermania i falet Fullkrug në miqësore

Luis de la Fuente e nis suksesshëm hegjemoninë si trajner i Spanjës. Kombëtarja La Furia Roja mundi 3-0 Norvegjinë në ndeshjen e parë kualifikuese të rrugëtimit të Euro 2024. Në Rosaleta të Malagës, goli i parë erdhi shpejt. Pas vetëm 13 minutash lojë. Dani Olmo finalizoi në zonën e 5-metrave duke i dhënë kryesimin skuadrës.

Spanja qëndroi në kontroll të takimit përgjatë gjithë kohës dhe pavarësisht rasteve të tjera pjesa e parë u mbyll me rezultatin minimal 1-0. Përfaqësuesja La Furia Roja mbajti të njëjtin ritëm dhe intensitet dhe në pjesën e dytë. Golat e sigurisë erdhën vetëm në minutat përmbyllëse të takimit.

Lexo edhe: 

Joselu përjetoi momentet e tij të lavdisë me fanellën që e kishte ëndërruar ta mbante veshur prej shumë vitesh, por që nuk i ishte dhënë shansi. Në minutën e 81′ erdhi nga stoli dhe vetëm tri minuta i mjaftuan që të gjente rrugën e rrjetës, duke qetësuar të pranishmit në Rosaleta. Sidoqoftë, Joselu nuk u mjaftua me kaq dhe sigloi dopietën vetëm një minutë më vonë. Brenda zonës së rreptësisë goditi saktë me të majtën për të mposhtur sërish Nyland.

Me këtë fitore, Spanja lëshoi një sinjal të pastër se mbetet sërish ajo skuadër e bukur. Skuadër që kontrollon kundërshtarin dhe që prodhon ritëm. Për de la Fuente nuk mund të kishte një start më të mirë si trajner i Spanjës në prologun e kualifikueseve të Euro 2024.

Ndërkohë, sfidat e tjera përfunduan me këto rezultate: Kroaci-Uells 1-1 dhe Andorra-Rumani 0-2. Ndërkohë, Gjermania fitoi 2-0 miqësoren ndaj Perusë. Golat e fitores u realizuan nga Niclas Fullkrug në pjesën e parë.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...