Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

VIDEO/ De Zerbi dhe Brighton “thyhen” në shtëpi, Aston Villa i falet ish-sulmuesit të Liverpool

Është ndalur pas dy fitoreve radhazi, ecuria pozitive e Brighton në Premier League. Të besuarit e trajnerit italian De Zerbi, u mposhtën në shtëpi me rezultatin 1-2 nga Aston Villa. Në fakt, ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për vendasit që kaluan në avantazhin që në minutën e parë me anë të Mac Allister.

Gjithsesi, me kalimin e minutave miqtë e morën veten dhe rikthyen baraspeshën në minutën e 20-të teksa Danny Ings ekzekutoi saktësisht një 11-metërsh. Fraksioni i parë u mbyll në barazim, ndërsa në të dytën ishte sërish ish-sulmuesi i Liverpool që ndëshkoi Brighton.

Këtë herë Ings realizoi në të 54-tën pas një asisti të Douglas Luiz teksa Aston Villa më e menaxhoi më së miri avantazhin duke u kthyer në shtëpi me tre pikët e plota. Ishte fitorja e dyta radhazi për të besuarit e trajnerit Unai Emery që tashmë ngjitet në kuotën e 15 pikëve në vend të 15-të. Nga ana tjetër, Brighton mban vendin e shtatë me 21 pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...