Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie B

VIDEO/ Debutim perfekt për Nainggolan, asist dhe gol ndaj Barit

Debutim perfekt për Nainggolan
Debutim perfekt për Nainggolan

Radja Nainggolan u rikthye në Itali për të veshur fanellën e Spalit, teksa u shfaq protagonist që në debutim.

Mesfushori belg u aktivizua në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes ndaj Barit dhe menjëherë bëri diferencën, duke dhënë një asist dhe shënuar një gol për vendasit.

Fillimisht një lëvizje e bukur në zonë dhe krosim perfekt për Moncinin dhe më pas një goditje potente për të dërguar topin në trekëndësh, megjithatë të dy këto momente nuk mjaftuan që Spali të shmangë humbjen, pasi sfida u mbyll me rezultatin 3-4.

Goli i Nainggolan:

Asisti i Nainggolan

Gjithsesi Nainggolan tregoi se ka ende për të dhënë dhe Spali i De Rossit (ish shok skuadre i belgut te Roma), ka një arsye të fortë për të besuar jo vetëm te mbijetesa, por edhe në një vend në zonën Play Off të Serisë B.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...