Premier League

VIDEO/ Declan Rice nuk bën kompromis, as kur luan me disa fëmijë

Declan Rice nuk bën kompromis me kundërshtarët, edhe në rastin kur ata janë disa fëmijë të vegjël, që zgjedhin të argëtohen për pak minuta në terrenin e stadiumit para ndeshjes mes West Ham dhe Manchester City-t.

Mesfushori i “çekiçëve” është kapur në një video duke luajtur me disa fëmijë që ishin në fushë, teksa tregohet i “pamëshirshëm”, duke ua kaluar topin poshtë këmbëve, apo duke bërë një sparkadë nga ato që na ka mësuar shpesh.

Anglezi 23-vjeçar mund të ketë pasur gjithashtu ndeshjen e fundit para fansave të tij dje, pasi kërkohet nga klube të shumtë në Premier League, të cilët janë gati të paguajnë deri në 100 milionë euro për kartonin e tij.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency