Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Deco konfirmon zëvendësuesin e Gavit, i gjithë stadiumi përshëndetet me brazilianin

Dëmtimi i rëndë që pësoi Gavi në kombëtare detyron Barcelonën të ndryshojë planet dhe të transferojë në merkaton e dimrit Vitor Roque nga Atletico Paranaense. Katalanasit i kishin siguruar më herët shërbimet e lojtarit teksa paguan plot 40 milionë euro për 18-vjeçarin që ishte parashikuar të mbërrinte në Spanjë verën e ardhshme.

Lexo edhe:

Por, Gavi ndryshoi planet dhe drejtori Deco konfirmoi se sulmuesi do t’i bashkohet Barçës në janar. Nga ana tjetër, Roque zhvilloi edhe ndeshjen e fundit me Athletico Paranaense. 18-vjeçari e nisi si titullar dhe skuadra e tij fitoi me shifrat 3-0 ndaj Santos. Roque u zëvendësua në minutën e 84 duke fituar duartrokitjet e të gjithë stadiumit, pasi sulmuesi ishte shndërruar në një idhull për tifozerinë vendase.

Pritshmëritë për Roque janë tejet të larta me futbollistin që në këtë sezon të kampionatit në Brazil, ia ka dalë të shënojë 12 gola e të dhurojë tre asistë në 25 ndeshje të luajtura. Vlen të theksohet se Roque ka nënshkruar një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2031, ndërsa klauzola për ta ndërprerë atë është me vlerë 500 milionë euro.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...