Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Del sherri i plotë i Messit me Weghorst në Katar, përfshihet edhe Aguero

Një nga ndeshjet më të tensionuara të Kupës së Botës, Katar 2022 ishte çerekfinalja mes Argjentinës dhe Holandës, me Lionel Messin që u shfaq siç e kemi parë rrallë herë, në kulmin e nervave.

Në këtë përballje u morën plot 18 kartonë të verdhë dhe një i kuq, që treguan se sa të tensionuar ishin të gjithë.

Së fundmi janë bërë publike pamjet që tregojnë sherrin e plotë të Lionel Messit me Wout Weghorst pas fitores së Argjentinës ndaj Holandës.

Lexo edhe:

Nga video e publikuar në rrjete sociale, holandezi shihet teksa i jep dorën Messit në tunel, por argjentinasi e injoroi.

Weghorst shprehu zemërimin e tij për disa nga shokët e skuadrës së Messit, duke thënë: “Unë po e prisja dhe doja t’i jepja dorën. Dhe ai po e bën këtë? Kjo është mungesë respekti.”

Më pas sulmuesi holandez Weghorst i acaruar u pa të përndiqte Messin në tunel dhe i qëndronte afër edhe gjatë intervistave pas ndeshjes, ndërsa Messi nuk duroi më dhe i tha ndërsa ishte në transmetim: “Çfarë po shikon bobo (budalla)? Kthehu atje.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...