Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Dëmtim, traversë dhe dy të kuq! Roma reziston përballë Fiorentinës

Dy të kuq, traversë, dëmtim dhe shumë tension në Roma-Fiorentina, sfidë që përfundoi në barazim 1-1. Skuadra e Jose Mourinhos e nisi shumë mirë, teksa kaloi në avantazh në minutën e pestë me anë të Romelu Lukakut.

Sulmuesi belg shfrytëzoi një asist të Paulo Dybala, i cili në minutën e 25’ u detyrua të largohej nga fusha i dëmtuar. Fiorentina e filloi më mirë pjesën e dytë dhe iu afrua barazimit me anë të Jack Bonaventurës, i cili u ndal nga traversa.

Lexoni edhe:

Nicola Zaleëski la Romën me një lojtar më pak në minutën e 64’, teksa dy minuta më pas argjentinasi Lucas Martinez Quarta barazoi me kokë. Në fund u ndëshkua me karton të kuq edhe Romelu Lukaku (87’), i pari në karrierë.

Portugezi Rui Patricio mbajti në lojë verdhekuqtë me pritjet e tij, ndërkohë që ngulmimi i skuadrës nga Firence nuk solli përmbysjen e madhe. Në fund barazim, rezultat që gëzoi më shumë Romën.

Serie A
Java e 15-të

ROMA-FIORENTINA 1-1 (Lukaku 5′ / Martinez Quarta 66′)

87′ Faull i rëndë nga Romelu Lukaku, i cili largohet me të kuq. Roma mbetet me 9 futbollistë.

 

82′ Martinez Quarta i afrohet golit të dytë personal, por Rui Patricio grushton goditjen e fortë me kokë të mbrojtësit të Fiorentinës.

 

73′ Fiorentina në kërkim të golit të fitores. Nico Gonzales tenton me kokë, Rui Patricio devijon në këndore.

 

66′ Barazon Fiorentina falë realizimit me kokë nga mbrojtësi argjentinas Lucas Martinez Quarta. 

 

64′ Nicola Zalewski ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Roma mbetet me 10 futbollistë.

 

 

63′ Jack Bonaventura ndalet nga traversa, me fat vendasit.

 

50′ Jonathan Ikone lëviz bukur në krah, por Rui Patricio nuk befasohet nga gjuajtja e francezit.

 

45+3′ Gabim i Gianluca Mancinit, Bonaventura nuk pason për shokët, duke gjuajtur lehtë dhe në qendër.

 

25′ Dëmtimi i radhës, Paulo Dybala ndjen shqetësime fizike dhe largohet nga fusha në momentin më të mirë. E zëvendëson iraniani Sardar Azmoun.

 

17′ Fiorentina pranë barazimit. Jack Bonaventura nis bukur sulmuesin Nzola, i cili nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë.

 

14′ Zalewski pason për Dybala, goditja e menjëhershme e argjentinasit kalon ngjitur me shtyllën pingule.

 

5′ Asist i Paulo Dybala, gol nga Romelu Lukaku. Roma kalon në avantazh.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...