Moment i vështirë për Juventusin. Rekordmenët e futbollit italian, u dënuan me heqjen e 10 pikëve nga Gjykata Federale e Apelit. Në rigjykimin e çështjes së manipulimit të bilanceve, me plusvalencat.
Skuadra e Max Allegrit ka rrëshqitur në vendin e shtatë, ndërkohë që po luan me Empolin në transfertë. Sfidë për llogari të javës së 35-të në Serie A.
Dënimi është pasqyruar edhe te lojtarët e Juves, të cilët e shohin veten në disavantazh të dyfishtë në minutën e 21’.
Lexo edhe:
- Haaland, për titullin në sezonin debutues te City: Joreal, do ta mbaj mend gjatë gjithë jetës sime
- DigitAlb – Zgjedhja e vetme për Shqiptarët dhe Diasporën
- Nga kualifikimet europiane, te sukseset në kampionate/ Rekordet e trajnerit Ilir Daja!
- Marca zbulon Uzunin, rrëfimi në 360 gradë i sulmuesit: Përballja me Ronaldon dhe premtimi ndaj vetes!
Skuadra toskane, ku Ardian Ismajli luan si titullar, kaloi në avantazh në minutën e 18’. “Veterani” Caputo ktheu në gol një penallti të akorduar për Empolin.
Vendasit nuk u ndalën dhe tri minuta më vonë festuan sërish. Mbrojtësi Luperto përfitoi nga një rrëmujë në zonën bardhezi dhe dërgoi topin në rrjetë.
