City “poshtëron” United në derbin e Manchesterit.
Skuadra e Pep Guardiolës fitoi the 6-3 ndaj djemve të Erik ten Hag në “Etihad Stadium”, në një sfidën që e dominuan që nga minuta e parë.
Derbi i Manchesterit mban emrat Foden-Haaland, me dyshen që realizuan secili nga tre gola. Ishte mesfushori ai i cili nisi serinë e golave, duke realizuar në minutën e 8’ dhe duke zhbllokuar sfidën, në minutën e 34’ rrugën drejt rrjetës e gjeti Haaland dhe më pas në minutën e 37’ ishte po sulmuesi që realizoi. Pjesën e parë e mbylli Foden, i cili shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për ekipin e Guardiolës në minutën e 44’.
Në pjesën e dytë United do të bënte disi kthesën, por pa mundur të shkonte shumë. Antony nisi serinë e golave për këtë fraksion dhe për “Djajtë e Kuq”, duke realizuar në minutën e 56’.
Ndërsa në minutën e 64’ Haaland realizoi hat-trick dhe golin e pestë për City-n, me Foden që do të finalizonte golat për ekipin e tij në minutën e 73’.
Nga ana tjetër skuadra e Ten Hag gjeti edhe dy herë të tjera rrugën drejt rrjetës duke shënuar në minutën e 84’ Martial, ndërsa në minutën e 90+1’ ishte po ai që do të shënonte, por këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas mbylljes së raundit të nëntë të Premier League, Manchester City renditet në vend të dytë me 20 pikë, një më pak se Arsenal i vendit të parë, ndërsa Manchester United renditet në vend të gjashtë me 12 pikë.
Manchester City-Manchester United (6-3)
(Foden 08′ Haaland 34′ Haaland 37′ Foden 44′ Haaland 64′ Foden 73’/ Antony 56′ Martial 84′ Martial 91′ pen)
Premier League java 9
91’-Goool! Pas një ndërhyrje të gabuar nga Cancelo, United fiton penallti që ekzekutohet me sukses nga Martial.
84’-Goool! Pas një goditje nga Fred, Martial merr topin dhe e dërgon në rrjetë, duke realizuar golin e dytë për Manchester United.
73’-Gool! Pas një asisti nga Erling Haaland, Phil Foden realizon golin e gjashtë për City-n dhe të tretin personal.
64’-Goool! Pas një aksioni në zonë, Haaland e dërgon topin në rrjetë dhe e thellon avantazhin e City-t.
56’-Goool! Manchester United realizon golin e parë, Antony e çon topin në rrjetë me një super goditje.
Nis pjesa e dytë e derbit City-United, “Djajtë e Kuq” kërkojnë të evitojnë “katastrofën”.
Mbyllet me rezultatin 4-0 derbi i Manchesterit City-United.
44’-Goool! City turpëron United, Foden i dhuron “poker” ekipit.
37’-Gooool! Super Haaland, pas një asisti nga De Bruyne, norvegjezi e dërgon topin në rrjetë.
34’-Goool! Manchester City merr golin e dytë, pas një goditjeje nga këndi, Haaland e dërgon topin me kokë përtej vijës fatale dhe thellon avantazhin.
31’-Skuadra e City-t kërcënon pa ndalur portën e De Geas, sulmet nisin me Grealish, për t’u mbyllur me super goditjen e De Bruyne, por pa mundur ta finalizojnë në gol.
21’-Manchester City pranë golit të dytë, por Foden e humbet një rast shumë të mirë.
18’-Gundogan merr përsipër gjuajtjen e goditjes së dënimit, por është i pafat dhe e dërgon topin në shtyllë.
15’-Rasti i parë për United, pasi afrohet në zonë Sancho ia kalon topin Eriksen, por danezi nuk ia del të bëjë një gjuajtje të mirë.
08’-Goool! Çfarë aksioni nga ana e Manchester City-t, Phil Foden dërgon top[in në rrjetë me shumë ftohtësi.
03’- City shumë pranë golit, skuadra e Guardiolës tenton të shënojë gjatë rrëmujës në zonë, por ndalet nga De Gea dhe mbrojtja e United.
02’-Ndërhyrje e gabuar ndaj Grealish, Dalot ndëshkohet me karton të verdhë.
Nis derbi i Manchesterit në “Etihad Stadium”.
Formacionet zyrtare:
