Juventusi bie në fushën e Empolit. Skuadra e Max Allegrit humbi 4-1, duke u dhënë praktikisht fund shpresave për një vend në katërshen e parë në Serie A.
Bardhezinjtë ishin të demoralizuar nga lajmi i dënimit me -10 pikë dhe një gjë e tillë u shfaq në fushë. Sulmuesi Caputo realizoi dy gola, ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjetën edhe Luperto e Piccoli për vendasit.
Lexo edhe:
- Haaland, për titullin në sezonin debutues te City: Joreal, do ta mbaj mend gjatë gjithë jetës sime
- DigitAlb – Zgjedhja e vetme për Shqiptarët dhe Diasporën
- Nga kualifikimet europiane, te sukseset në kampionate/ Rekordet e trajnerit Ilir Daja!
- Marca zbulon Uzunin, rrëfimi në 360 gradë i sulmuesit: Përballja me Ronaldon dhe premtimi ndaj vetes!
Goli i Chiesas pesë minuta përpara fundit, shërbeu vetëm për statistika. Ardian Ismajli e luajti të plotë ndeshjen për Empolin.
Skuadra toskane është ngjitur në kuotën e 42 pikëve, ndërkohë që Juventusi mbetet në vendin e shtatë me 59 pikë, 5 më pak se Milani i vendit të katërt.
