Europa League

VIDEO/ Dështon përmbysja ndaj Shamrock, Shkupi “pret” Ballkanin në Play Off

Shkupi nuk ia ka dalë që të kalojë në “play off” të Europa Leagues teksa në ndeshjen e kthimit me Shamrock Rovers u mund me rezultatin 1-2 në shtëpi. Pas humbjes në Irlandë javën e shkuar, kampionët e Maqedonisë së Veriut nuk ia dolën që të shfrytëzojnë rastet që u krijuan në takimin e zhvilluar në “Toše Proeski Arena”, duke u mundur për të dytën herë e duke u ndalur në raundin e tretë të Europa League..

Pjesa e parë ishte e dominuar nga vendasit, megjithatë në anën tjetër irlandezët synuan herë pas here për të mbyllur gjithçka me kundërsulmet e tyre, por pa rezultat. Në pjesën e dytë Shkupi e rriti akoma dhe më shumë ritmin, megjithatë e pati të vështirë që të rrezikonte seriozisht portën e Shamrock Rovers.

Pak pasi ishte mbushur një orë lojë, Shamrock arriti që të kalonte në avantazh.  Gaffney realizoi nga distanca, i ndihmuar dhe nga një devijim i një prej mbrojtësve të skuadrës vendase. Në vijim Shkupi tentoi që të bënte të pamundurën, megjithatë nuk arriti që të linte shenjë. 5 minuta para fundit irlandezët shënuan dhe golin e dytë me anë të Emakhu, duke mbyllur çdo llogari të kësaj sfide, ndërsa në shtesë Adetunji shënoi golin e nderit për shkupjanët.

Aventura europiane për kampionët e Maqedonisë së Veriut do të zhvendoset në Conference League, ku do të gjejnë skuadrën që do të kualifikohet nga çifti Ballkani-Klaksvik. Dardanët e kanë fituar 3-2 ndeshjen e parë dhe me ekzsiton mundësia që të kemi një derbi shqiptarësh në Ligën e Konferencës, e rrjedhimisht në fazën e grupeve do të kishim një ekip shqiptar.

Shkupi – Shamrock Rovers  1-2

94′ – Adetunji shënon golin e nderit për Shkupin, me një goditje të bukur nga distanca…

85’ – Shamrock shënon edhe golin e dytë, duke mbyllur llogaritë dhe kaluar në turin tjetër.

65’ – Shënon Shamrock Rovers. Një goditje nga distanca e Gaffney, gjeti devijimin e Abdulla Xhelil dhe shkoi në kuadrat. Me disavantazhin e një goli dhe humbjen 3-1 në transfertë, kualifikimi shndërrohet në mision të pamundur për Shkupin.

58’ – Kundërsulm i shpejtë i Shkupit, që i shkon pranë golit të avantazhit, por Trapanovski shpërdoron, duke gjuajtur mbi kuadrat.

40′ – Sulm i mirë i SHkupit, që provon me Georgiev, por pa rezultat

 

38′ – E teprojnë shkupjanët me mbajtjen e topit, të cilin ua dhurojnë irlandezëve, por shpëtojnë mirë nga pësimi i golit…

 

33′ – Provon Shkupi me një  goditje nga distanca, por portieri mik.

 

14’ – Sulm i bukur i Shkupit, që kërcënon me një goditje nga distanca të Queven, por topi shkon ngjitur me shtyllën pingule të irlandezëve.

7’ – Sulm i rrezikshëm i Shkupit, që provon me Pepi Georgiev, por pa rrezik për portën mike.

5’ – Tjetër kundërsulm i rrezikshëm i irlandezëve, këtë herë me Toëell, por Naumovski bën një pritje vendimtare, duke shpëtuar të tijtë.

4′ – Kundërsulm i rrezikshëm i miqve, që godasin shtyllën. Me fat Shkupi.

Starton sfida vrullshëm për Shkupin, që fiton dy goditje këndi brenda dy minutave të para…

Trajner Sedloski ka ndarë mendjen për formacionin që do të hedhë nga minuta e parë e sfidës që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në ekranin e SuperSport 2, duke nisur nga ora 21:00.

Formacionet zyrtare:
Shkupi: Naumovski; Sheji, Margvelashvili, Faustin, Timovski; Adem, Alvarez, Queven; Georgiev, Adetunji, Albert Lamane
Shamrock: Mannus; Grace, Cleary, Hoare; Finn, Towell, Watts, O’Neill, Lyons; Gaffney, Greene

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency