Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

VIDEO/ Dhjetë gola në dy ndeshje, Reali e mbyll në krye të grupit

Dhjetë gola u shënuan në takimet Real Madrid-Celtic dhe Shakhtar Donetsk-Leipzig, të vlefshme për grupin F të Champions League, aty ku “Los Blancos” e mbyllën në vendin e parë me 13 pikë, një më shumë se gjermanët, ndërkohë që Shakhtari vazhdon aventurën europiane në Europa League.

Djemtë e Carlo Ancelottit fituan 5-1 ndaj kampionëve të Skocisë. Në pjesën e parë u akorduan tri penallti: dy për vendasit, të kthyera në gola nga Modric dhe Rodrygo, dhe një për miqtë, e cila u humb nga kroati Juranovic (grushtoi Courtois).

Reali kompletoi suksesin me “manita” falë golave të Asensios, Vinicius Junior dhe Valverdes (supergol), ndërkohë që Jota realizoi një eurogol në minutat e fundit për Celtic.

Leipzigu nuk hasi probleme në Varshavë ndaj Shakhtarit, sfidë të cilën e fitoi 0-4 falë realizimeve të Nkunkut, Andre Silvës, Szoboszlai dhe spanjollit Dani Olmo, i cili shënoi një gol shumë të bukur.

REAL MADRID-CELTIC 5-1 (Modric (pen) 6′, Rodrygo (pen) 21′, Asensio 51′, Vinicius Junior 61′, Valverde 71′ / Jota 84′)

 84′ Celtic realizon golin e nderit. Goditje dënimi perfekte e portugezit Jota, topi në rrjetë.

 

 71′ Nuk mund të mungojë goli i Federico Valverdes. Mesfushori uruguaian shënoi një gol shumë të bukur me të djathtën.

 

 61′ Vjen edhe goli i katërt i kampionëve në fuqi. Autori është Vinicius Junior, i cili shfrytëzoi një asist të Valverdes nga e djathta.

 

 51′ Reali realizon edhe golin e tretë falë një goditjeje fluturimthi të Marco Asensios.

 

 35′ Penallti e tretë në këtë sfidë! Thibaut Courtois pret goditjen e Josip Juranovic.

 

 21′ Ekipi i Carlo Ancelottit fitoi një tjetër penallti çerek ore më vonë. Ekzekutimin e mori përsipër braziliani Rodrygo, i cili i dhuroi Realit avantazhin e dyfishtë.

 

 6′ Gjermani Jenz ndaloi me dorë një gjuajtje të Valverdes dhe arbitri akordoi penallti, të cilën e ktheu në gol Luka Modric, kapiteni i Realit në ndeshjen e sotme.

 

SHAKHTAR DONETSK-LEIPZIG 0-3 (Nkunku 10′, Andre Silva 50′, Szoboszlai 62′, Olmo 68′)

 68′ 0-4 për Leipzigun. Dani Olmo realizoi një eurogol për skuadrën gjermane.

 

 62′ Vjen edhe goli i tretë për skuadrën udhëtuese, që gjen rrjetën me anë të hungarezit Dominik Szoboszlai.

 

 50′ Leipzigu e nis me gol edhe pjesën e dytë. Portugezi Andre Silva gjeti rrugën e rrjetës, i ndihmuar edhe nga pasiguria e portierit Trubin.

 

 10′ Christopher Nkunku, kartonin e të cilit e ka blerë Chelsea, zhbllokoi sfidën pas një grushtimi që portieri i ekipit ukrainas i bëri gjuajtjes së Timo Werner.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...