Conference League

VIDEO/ Dhunë në rrugët e Tiranës, ultrasit përplasen me policinë

Dhunë në rrugët e Tiranës nga ultrasit e Feyenoordit dhe Romës, natën para finales së Conference League. Nga pamjet e siguruara nga SuperSport, shihet forcat e rendit që mundohen të mbajnë nën kontroll situatën.

Ka pasur përplasje mes ultrasve të Feyenoordit dhe tifozëve shqiptarë (pamjet e përplasjes me karrige), por edhe me policinë, ndërsa pranë Drejtorisë së Policisë mësohet se janë shfaqur agresivë edhe tifozët e Romës, të cilët janë përleshur me forcat e rendit. Mësohet se është dëmtuar një pjesëtar i uniformave blu, ndërsa një automjet i policisë është dëmtuar.

Ultrasit më agresive të të dyja skuadrave mësohet se janë pajisur me shkopinj dhe mjete të tjera të forta. Forcat e rendit kanë mundur të shoqërojnë disa ultras.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency