Angel Di Maria u rikthye te Benfica pas 13 vitesh. Kampioni i botës me Argjentinën, i dha fund aventurës me Juventusin dhe zgjodhi të vishte përsëri fanellën e “Shqiponjave të Lisbonës”.
Skuadër ku kaloi 3 sezone fantastike përpara se të transferohej te Real Madrid në verën e vitit 2010.
Lexo edhe:
- West Ham nis punën për sezonin e ri, londinezët duan dy lojtarët e “padëshiruar” te Man. United
- Kane të Bayern? Hoeness: Nëse është burrë i fjalës, ai do të luajë me ne!
- Man. United nuk dorëzohet, rrit ofertën për Onana-n dhe tashmë marrëveshja është shumë pranë
- FOTO/ Misioni “Superiore”, Vora “peshkon” te Watford e Tirana dhe rikthen në Shqipëri ishin e Laçit
Sulmuesi i djathtë, e nisi si titullar miqësoren e sotme ndaj Baselit të Taulant Xhakës, sfidë që u zhvillua në “St. Jakob-Park”. Stadium ku morën pjesë 20 mijë tifozë portugezë.
Benfica fitoi 3-1, takim që u zhbllokua nga Di Maria në minutën e 24-t. Me 35-vjeçarin që realizoi një gol të bukur, duke ndezur atmosferën në stadium. Me tifozët që shijuan pas një kohe të gjatë emocionet e El Fideo.
