Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Diferenca të mëdha në derbi! City i frikshëm, argëtohet në “Old Trafford”

Manchester City nuk pyet për Manchester United, fiton 0-3 në “Old Trafford”, rezultat që konfirmon diferencën e madhe që ekziston mes dy skuadrave në këto momente.

Erling Haaland ishte heroi i skuadrës së Pep Guardiolës me dy gola dhe një asist për festën e Phil Foden, i cili vulosi suksesin me “tris” të Citizens.

Onana ishte më i miri për vendasit, teksa me pritjet e tij evitoi një humbje më të thellë. City ndan vendin e dytë me Arsenalin me nga 24 pikë. Dy më pak se Tottenhami kryesues.

Ndërkohë, skuadra e Erik ten Hag regjistroi humbjen e pestë në dhjetë javët e para në Premier League. Duke mbetur në vendin e tetë me 15 pikë.

Premier League
Java e dhjetë

MANCHESTER UNITED-MANCHESTER CITY 0-3 (Haaland (pen) 26′, 49′, Foden 80′)

Kronika e ndeshjes:

80′ Goooooooooool! City realizon edhe golin e tretë. Asist i Haaland, goli i Foden.

 

71′ Haaland afër tripletës, por ndërhyrja e Onanan eviton golin e radhës të norvegjezit.

 

69′ Rashford i shkëputet bukur mbrojtjes së Cityt, por nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë.

 

58′ Grealish sërish i rrezikshëm në krah. Diagonalja përfundon ngjitur me shtyllën.

 

57′ City pranë golit të tretë. Gjuan fort Grealish, grushton Onana.

 

49′ Goooooooool! Aksion fantastik i Cityt, Haaland realizon golin e dytë për kampionët e Anglisë.

 

48′ Provon Fernandes, pret në dy kohë Ederson.

 

45+4′ Momenti i portierëve. Onana i shkëlqyer, i mohon golin e dytë norvegjezit Haaland.

 

45+1′ United pranë barazimit, gjuan Hojlund, grushtim fantastik i brazilianit Ederson.

 

38′ Goditje dënimi për Cityn. Gjuan Alvarez, grushton Onana në këndore.

 

31′ Shans i mirë për United. Hojlund përfiton nga një top i rikthyer i Cityt. Marshon drejt portës, driblon portierin Ederson. Më pas pason për Fernandes, i cili gjuan jashtë.

 

26′ Goooooooool! Haaland nuk gabon, mposht Onanan dhe kalon kampionët në avantazh. 

 

25′ Penallti për Cityn pas ndërhyrjes së VAR-it. Hojlund pengon Rodrin në zonë, nuk ka dyshime për arbitrin Tierney.

 

8′ City pranë golit. Gjuan me kokë Foden, grushtim i shkëlqyer i portierit Onana. Haaland nuk përfiton.

 

2′ Vendasit në sulm. McTominay nuk e shfrytëzon hapësirën e krijuar. Bllokohet nga mbrojtja mike.

 

Një minutë heshtje në nderim të Sir Bobby Charlton, legjendës së United, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë.

FORMACIONET ZYRTARE

Pep Guardiola dhe Erik ten Hag kanë zgjedhur titullarët e derbit Manchester United-Manchester City, duel që do të transmetohet live në SuperSport 2 (16:30).

Vendasit vijnë me tri ndryshime krahasuar me takimin e mesjavës përballë Copenhagenit në Champions League. Evans dhe Lindelof rikthehen titullarë në mbrojtje.

Lexo edhe: 

Ndërkohë që Eriksen do e nisë nga minuta e parë, me brazilian Anthony që përfundon në stol. Nga ana tjetër, kampionët e Anglisë vijnë me 6 ndryshime nga dueli me Young Boys në Champions.

Pep Guardiola ka rikthyer në formacion emra si Alvarez, Walker, Gvardiol, Stones, Bernardo Silva dhe Foden. Të cilët pushuan në mesjavë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Kylian Mbappe pritet që këtë verë të udhëheqë Francën në Euro 2024, me “Gjelat” që janë ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar turneut deri...